Pas raketave iraniane, izraelitëve u lejohet të dalin nga strehimoret
Autoritetet izraelite kanë njoftuar qytetarët se mund të dalin nga strehimoret, por u është kërkuar të qëndrojnë afër tyre, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Irani. Komanda e Frontit të Brendshëm e Izraelit tha se ky paralajmërim erdhi pasi Irani lëshoi një breshëri raketash gjatë ditës së diel – hera e parë që sulmet […]
Autoritetet izraelite kanë njoftuar qytetarët se mund të dalin nga strehimoret, por u është kërkuar të qëndrojnë afër tyre, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Irani.
Komanda e Frontit të Brendshëm e Izraelit tha se ky paralajmërim erdhi pasi Irani lëshoi një breshëri raketash gjatë ditës së diel – hera e parë që sulmet ndodhin gjatë ditës që nga shpërthimi i konfliktit të premten.
Ndërkohë, shërbimi kombëtar i emergjencës, Magen David Adom (MDA), njoftoi se deri tani nuk raportohet për të plagosur nga sulmet iraniane.
Nga ana tjetër, Izraeli ka vazhduar të godasë objektiva në Iran përgjatë gjithë së dielës, me raportime për shpërthime të reja në kryeqytetin Teheran.















