Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares. Tashmë në vend të tij, kryeministri Kurti ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, Fehmi Hotin

Samedin Mehmeti, drejtori i Policisë së Kosovës





Të martën e 30 gushtit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z.Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Svecla në Facebook.

Ai ka thënë se kjo kërkesë nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

“Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës, të martën e 30 gushtit ka njoftuar se është duke e intervistuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Sipas policisë, veprimet e mëtejme lidhur me të dyshuarin do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Arrestohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares, intervistohet nga policia





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika