“Pas reshjeve të shiut, situata në Pejë rikthehet në kontroll” thotë zëdhënësi Zeka
Faik Zeka, zëdhënës I Komunës së Pejës tha se pas reshjeve të fundit në këtë qytet pritet që sonte të përfundoj pastrimi gjeneral i qytetit nga balta dhe pasojat e tjera të shiut në orët e mbrëmjes. Zeka tha se kanë mbetur edhe tri rrugica të qytetit ku nuk është pastruar balta nga shiu dhe […]
Faik Zeka, zëdhënës I Komunës së Pejës tha se pas reshjeve të fundit në këtë qytet pritet që sonte të përfundoj pastrimi gjeneral i qytetit nga balta dhe pasojat e tjera të shiut në orët e mbrëmjes. Zeka tha se kanë mbetur edhe tri rrugica të qytetit ku nuk është pastruar balta nga shiu dhe intervenimi në qendrën e qytetit do të bëhet sonte në orët e mbrëmjes.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët lidhur me një ose disa papastërti të cilat kanë nevojë për intervenim të shpejt.
“Situata është nën kontroll. Dëmet janë sanuar. Jemi në përgatitje të pastrimit, kemi pastruar disa rrugë të qytetit dhe mbrëmje të vonshme edhe qendra e qytetit. Aktualisht janë 3 rrugica me baltë. Kemi rregulluar shumicën e rrugëve. Brenda muajit do të rregullohen edhe pjesët më problematike të qytetit. Dy ura private duhet të lëvizimn dhe ngriten më lart. Kemi shtabin emergjent që funksionon 24/7 ditë të javës. Të gatshëm gjithëherë për intervenim. Lusim qytetarët kur shohin ndonjë pjesë me hudhjen e sendeve të mëdha, të na lajmërojnë. Jemi këtu për intervenim”, tha Zeka.















