Pas shumë kërcënimeve me vdekje, autori Salman Rushdie theret me thikë

Autori i njohur i romanit "Vargjet Satanike", Salman Rushdie, është lënduar pasi është therur me thikë derisa po mbante një fjalim në Chautauqua, afër Buffalo në New York

Autori Salman Rushdie dhe foto nga ngjarja e së premtës kur është sulmuar ai

Autori Salman Rushdie është sulmuar në skenë teksa po prezantohej, në një ngjarje në New York.

Autori Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi romanin “Vargjet Satanike”, e cila nga përmbajtjet e saj dërgoi autorin në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980.

Ai u sulmua të premten në mëngjes teksa ishte gati të jepte një leksion në një skenë në New York-un perëndimor.

Dëshmitarët kanë deklaruar se ata panë një burrë që vraponte në skenë dhe ka goditur me thikë atë teksa po prezantohej.

Rushdie priret pasi u sulmua gjatë një leksioni. Fotografia: Joshua Goodman/AP

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

I dyshuari mashkull i cili krijoi sulmin, raportohet se është ndalur nga personat në vendngjarje, dhe më pas është arrestuar nga policia.

Foto nga videoja e postuar gjatë sulmit në skenë

Ndërsa, Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul ka thënë në një konferencë për shtyp rreth një orë më vonë se autori Rushdie ishte gjallë, raporton BBC.

Ai u dërgua në një spital lokal me helikopter, por nuk ka detaje të tjera për rrezikun e plagëve të tij.

Romancieri me origjinë indiane mori famë me “Midnight Children” në vitin 1981, i cili vazhdoi të shesë mbi një milion kopje.

Por libri i katërt i Rushdie, në vitin 1988 “Vargjet Satanike”, e detyroi atë të fshihej për nëntë vjet.

Romani surrealist, post-modern ngjalli zemërim te disa muslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi (sharje kundër zotit ose kundër fesë), dhe u ndalua në disa vende.

Salman Rushdie mban një kopje të librit të tij “Vargjet Satanike” në Forumin e Lirisë në Arlington, Virxhinia në mars 1992

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e Rushdie.

Dhjetëra njerëz vdiqën në dhunën që pasoi botimi i saj, duke përfshirë edhe përkthyes të vrarë të veprës.

Shpërblimi mbi kokën e zotit Rushdie mbetet aktiv, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit.

Autori, i cili ka nënshtetësi britanike dhe amerikane, është një avokat i zëshëm i lirisë së shprehjes dhe ka mbrojtur veprën e tij në disa raste.

Paraqitja e tij në ngjarjen e Institutit Chautauqua, në perëndim të New York-ut, ishte e para në një seri leksionesh gjatë verës të organizuar nga organizata jofitimprurëse.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika