Pas sulmeve ajrore Kievi përballet me ndërprerje më të gjata të energjisë elektrike

Për shkak të sulmeve ajrore ruse drejt infrastrukturës energjetike ukrainase, populli ukrainas në Kiev por dhe në Dnipro do të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike do të zgjasin më shumë se katër orë

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev. Foto: Wles Online





Institucionet ukrainase kanë paralajmëruar popullsinë në Kiev që të presin ndërprerje më të gjata të energjisë. Këto ndërprerje do të zgjasin më shumë se katër orë, për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Ndërda ndërprerjet e vazhdueshme janë duke përfshirë dhe rajonet qendrore të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Dnipros.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth katër milionë njerëz janë prekur nga kjo situatë, por është shprehur se “granatimet nuk do të na thyejnë”.

Gjatë kohës kur infrastruktura energjetike e Ukrainës është duke u goditur nga sulmet ajrore, presidenti Zelensky thotë se rreth një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar, raporton BBC.

Kompania private e energjisë DTEK ka thënë se rajoni i Kievit ka humbur 30 për qind të kapacitetit të tij të energjisë, që do të thotë se do të nevojiten ndërprerje “të paprecedentë” të energjisë.

Drejtori i DTEK-es, Dmytro Sakharuk ka thënë se “Fatkeqësisht, shkalla e kufizimeve është e rëndësishme, shumë më e madhe se sa ishte më parë”.

Përveç shqetësimit në shtëpitë e njerëzve, ndërprerjet e energjisë kanë nënkuptuar frenimin e përdorimit të dritave të rrugëve dhe transportit publik me energji elektrike.

 





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika