Pas sulmeve në Poloni, Kurti bën thirrje për hetim të plotë të sulmit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se i bashkohet botës demokratike përkrah dënimit të sulmeve të luftës së Rusisë. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për civilët e vrarë nga sulmet e raketave në Poloni dhe krahas kësaj, ai ka bërë thirrje për një hetim të plotë […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se i bashkohet botës demokratike përkrah dënimit të sulmeve të luftës së Rusisë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për civilët e vrarë nga sulmet e raketave në Poloni dhe krahas kësaj, ai ka bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit.
“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti.
My condolences to the Republic of Poland after two civilians were killed near the Polish-Ukrainian border in the midst of Russia's missile attack on Ukrainian territory. I join the democratic world in condemning Russia's war crimes and call for a full investigation of the attack.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 15, 2022
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.
Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.
Ndërkaq, NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit. Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.















