Pas sulmit ndaj policisë në veri, në vendin e ngjarjes dalin NJSO dhe KFOR

Në vendin ku është sulmuar Policia e Kosovës në Zubin Potok, mënjëherë ka dalë Njësia Speciale e Kosovës dhe KFOR

Autoblindat e vendosura në vendin e ngjarjes ku u sulmuan policia

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok, në vendin e ngjarjes ka dalë mënjëherë Njësia Speciale Operative.

Siç raporton gazetari i RTV Dukagjinit, Blendon Arifi, i cili aktualisht gjendet në vendin ku është sulmuar policia, autoblindat e vendosura në vendin e ngjarjes tashmë janë duke u larguar.

Largohen autoblindat nga vendi i ngjarjes

Rruga drejt vendit të sulmit deri në në këto momente ishte e bllokuar. Kjo për shkak se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.

Ndërkaq, vetura e policisë e cila ishte sulmuar, ende gjendet në të njëjtin vend.

Ndryshe, Policia e Kosovës sërish është bërë pre e sulmeve në Zubin Potok, të martën e 26 prillit.

Kështu kishte bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

Fotografi nga vendi i ngjarjes

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Sulmohet sërish policia në veri

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika