Pas takimit me Escobar-in, Muhaxheri: Jetik rrugëtimi i Kosovës me ShBA-në në proceset integruese

Kryetari I Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se është jetik rrugëtimi i përbashkët i Kosovës në proceset integruese bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pamje nga takimi

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke qëndruar në Pejë, ku është pritur në takim nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri, përmes një postimi, ka thënë se gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar si jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai ka bërë të ditur se Escobar ishte i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë”, ka thënë Muhaxheri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika