Pas takimit me Kurtin, Erdogan premton mbështetje për Kosovën në integrimin evropian dhe NATO
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se kombi turk do të jetë përkrahë vëllezërve të tyre kosovarë, duke theksuar mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e sajë në dialog nëse i kërkohet. Erdogan gjithashtu ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, […]
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se kombi turk do të jetë përkrahë vëllezërve të tyre kosovarë, duke theksuar mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e sajë në dialog nëse i kërkohet.
Erdogan gjithashtu ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Ne mbështesim dialogun dhe presim që palët të demonstrojnë qasje paqësore e konstruktive. Shpresojë që dialogu të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia është gati të ofrojë ndihmë për paqen në rajonin tonë nëse i kërkohet nga palët . Do të marrim hapa për të fortifikuar marrëdhëniet tona me vëllezërit kosovarë”, ka thënë Erdogan.
Erdogan ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë.
“Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare. Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO”, ka shtuar ai.















