Pas takimit më Kurtin, Vuçiq: Asgjë nuk mbaron sonte, sapo fillon

Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiq, ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, por, ka qenë e mirë.

“As sot nuk kam firmosur asgjë. E bëra të qartë se cilat ishin vijat tona të kuqe. Nuk ishte dita D, por ishte një ditë e mirë. Nesër do të prezantoj çdo pikë para qytetarëve”, ka thënë Vuçiq.

“Sot ishte dita kur duhej t’i përgjigjeshim planit të zbatimit. Arritëm një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ramë dakord për disa pika. Asgjë nuk mbaron sonte, sapo fillon. Këshilli Evropian dhe BE-ja do të vlerësojnë se kush sa ka bërë. Në planin e zbatimit, përveç pjesës që morëm prej saj se BE-ja do ta përfshijë si pjesë përbërëse të kornizës sonë të negociatave, për ne është e rëndësishme që formimi i Asociacionit-së ishte prioritet. Kjo është arsyeja pse jam shumë i kënaqur, dhe mënyra se si u nënshkrua”.

“E di që pala shqiptare do të thotë edhe sonte që nuk kam firmosur asgjë dhe nuk kam firmosur. E kemi bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe. Mendoj se kemi bërë një lloj hapi dhe se do të fillojmë të bëjmë diçka”, ka shtuar ai.

“Do të shohim nëse Asociacioni do të zbatohet apo jo, kjo varet nga Prishtina. E prisja të ishte në 2015 ose 2016. Të shohim… E rëndësishme është që u hodh në letër si detyrim”.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika