Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që e zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar edhe me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së për dialogun, raporton mediumi publik RTK.

Ky takim vjen një ditë para takimit që kryeministri Kurti do ta zhvillojë në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Paraprakisht, Escobar e kishte zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë. Ndërkaq ende palët nuk kanë dalë me ndonjë komunikatë për të treguar se çfarë është biseduar në këto takime.