Pas takimit në Bruksel, Lajçak e Escobar diskutojnë hapat e takimit të ardhshëm
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë diskutuar për koordinimin e hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të së hënës në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur vet Lajçak përmes një postimi në Twitter. “Pas takimit të djeshëm të nivelit […]
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë diskutuar për koordinimin e hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të së hënës në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lajçak përmes një postimi në Twitter.
“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, zëvëndësasistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”, ka shkruar ai.
After yesterday’s High-level meeting, 🇺🇸 Deputy Assistant Escobar and I sat down to coordinate next steps in the run-up to the next meeting. Agreed on the importance of agreeing on implementation modalities and the need to implement all existing Dialogue agreements. pic.twitter.com/XL4VQKF73e
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023
Ndonëse marrëveshjet për Asocacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.















