Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se ka pasur një telefonatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Zelenskyy njoftoi se Rama ka bërë hapur mundësinë e hapjes së ambasadës shqiptare në kryeqytetin Ukrainës, Kiev.

Gjithashtu bëri të ditur se kanë diskutuar për luftën që po ndodhë nga agresionin rus, rendësin e rritjes së ndihmës për siguri në Ukrainë.

“Pata një telefonatë me kryeministrin, Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuan situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen për #Formulën tonë të Paqes”, ka shkruar Zelensky në Twitter pas telefonatës me Ramën.