Pas temperaturave ekstreme, Anglia jugore përfshihet në zjarr

Në Britaninë e Madhe është shënuar temperatura rekord me 40.2 gradë Celsius, e zjarret kanë kapluar Anglinë Jugore duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar kaos në të gjithë vendin

Zjarret në Angli

Gjatë ditës së martë të 19 korrikut zjarret kanë shpërthyer në të gjithë Anglinë jugore ndërsa, Britania ka shënuar ditën e saj më të nxehtë, ku temperaturat kanë kaluar mbi 40 gradë Celsius.

Kaosi ka shkaktuar zjarre e poashtu rritje në udhëtimet hekurudhore ndërsa shkollat janë mbyllur mërsëri si pasojë e vapës ekstreme.

Në Wennigton, Essex ka shpërthyer zjarrë ku aty janë shkatërruar të paktën dy shtëpi ndërsa zjarret e mëdha kanë shpërthyer edhe në Upminster dhe Thames në Dartford në Kent, poashtu një zjarr i madh ka shpërthyer edhe në Zennor.

Sipas zjarrëfikësve ky zjarr është cilësuar si një incident i madh, pasi në kryeqytet kanë dalur 15 kamionë të zjarrëfikësve që u morën vetëm me flakët e vendit Wennigton.

Zjarret në Angli

Temperaturat janë rritur në mënyrë ekstreme ku në Aeroportin Hethrow të Londrës është shënuar temperatura 40.2 gradë Celsius, ndërsa sipas parashikueve maksimumi 43 gradë Celsius është poashtu i mundur, Mbretëria e Bashkuar është më e nxehtë se Xhamajka dhe Maldivet.

Sipas Met Office, nata e mbrëmshme ka qenë nata më e ngrohtë e regjistruar në Britani, me temperatura që nuk bien nën 25 gradë Celsius në shumë zona të Anglisë dhe Uellsit, minimumi më i lartë gjatë natës së 18 korrikut në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë 25.9 gradë Celsiues në Emley Moor në West Yorkshire.

Vapa e madhe ka sjellë kaos të madh hekurudhor për udhëtarët e kryeqytetit, ku asnjë tren nuk qarkullon në veri të Londrës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika