Pas tensioneve para Kuvendit, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbeu”

Pas tensioneve të krijuara gjatë ditës para Kuvendit të Kosovës, protestuesit janë nisur drejt sheshit “Skënderbeu”, ku janë mbledhur edhe në netët e kaluara në kuadër të protestave kundër Dhomave të Specializuara.

Protestat e përnatshme në Prishtinë kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë zhvilluar për disa net radhazi në sheshin “Skënderbeu”.

Gjatë ditës së sotme, situata para Kuvendit u tensionua, pasi protestuesit bllokuan disa hyrje të objektit dhe pati hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të Kuvendit.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës në disa prej hyrjeve të Kuvendit, në përpjekje për të krijuar hapësirë për daljen e deputetëve që ndodheshin brenda objektit.

Pas ndërhyrjes së policisë, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dolën nga ndërtesa e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika