Pas tërmetit, paralajmërohet një cunami në Japoni
Japonia ka lëshuar një paralajmërim të madh për cunam, pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua “të evakuoheshin menjëherë në tokë më të lartë”, tha transmetuesi kombëtar NHK. Autoritetet kanë paralajmëruar për valë të larta deri në 5 metra në Noto. […]
Japonia ka lëshuar një paralajmërim të madh për cunam, pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror.
Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua “të evakuoheshin menjëherë në tokë më të lartë”, tha transmetuesi kombëtar NHK.
Autoritetet kanë paralajmëruar për valë të larta deri në 5 metra në Noto.
Ata lëshuan gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, ku ata thanë se valët mund të arrijnë 3 metra.
Televizioni publik shkroi “EVACUATE” me germa të mëdha, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta, pavarësisht motit dimëror.
Njerëzit kanë postuar gjithashtu video të tërmetit nga shtëpitë e tyre dhe nga brenda stacioneve të metrosë.
Operatori më i madh i energjisë bërthamore në vend, Kansai Electric, tha se nuk kishte “asnjë anomali” në centralet bërthamore në zonën e prekur.
Agjencia meteorologjike e Koresë së Jugut ka paralajmëruar se valët e cunamit deri në 0.3 metra mund të godasin bregun lindor të vendit nga ora 18:29 deri në 19:17 me kohën lokale (09:29 deri në 10:17 GMT).















