Pas trazirave, Lula zotohet t’i ndëshkojë mbështetësit e Bolsonaro-s

FOTO: BBC

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është zotuar t’i ndëshkojë mbështetësit e ish-udhëheqësit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi ata sulmuan Kongresin.

Mbështetësit e liderit të rrëzuar të ekstremit të djathtë, sulmuan gjithashtu Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial.

Por policia rifitoi kontrollin e ndërtesave në kryeqytetin Brasilia, mbrëmjen e së dielës, pas disa orë përleshjeje.

Trazirat në kryeqytetin, Brasilia, vijnë vetëm një javë pasi Lula u betua në detyrë.

Brazili është një vend i ndarë thellësisht, dhe stuhia në Kongresin e tij është një shenjë dramatike se sa larg janë të gatshëm të shkojnë disa brazilianë për t’i sulmuar institucionet demokratike, për të cilat, ata thonë se nuk i përfaqësojnë më.

Lula tha se stuhia ishte “pa precedent” dhe i etiketoi ata që qëndronin pas saj “fashistë fanatikë”, raporton BBC.

Ai gjithashtu akuzoi ish-presidentin Jair Bolsonaro, për inkurajimin e veprimeve të rebelëve përmes mediave sociale.

Pas një fushate të ashpër dhe të hidhur, Lula mundi Bolsonaro-n në fuqi të ekstremit të djathtë, me një diferencë të ngushtë në balotazhin e 30 tetorit.

Në prag të zgjedhjeve, Bolsonaro vazhdimisht pretendoi se sistemi elektronik i votimit të Brazilit ishte i prekshëm nga mashtrimi – një pretendim i hedhur poshtë nga autoritetet zgjedhore.

Shumë nga mbështetësit e Bolsonaros e panë atë si një “shpëtimtar”, për të cilin, ata thanë se mbrojti vlerat që ata i mbajnë të dashura, të cilat ata i renditën si “Zoti, atdheu, familje”.

Këta votues kishin qenë të bindur se Lula do të humbiste dhe nuk e pranuan fitoren e tij në heshtje.

Të shihje Lula duke marrë detyrën dhe të zhvendosej në pallatin presidencial, ishte e tepërt për ata që e etiketojnë atë në mënyrë rutinore një “kërcënim komunist për Brazilin”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika