Pas tri orësh përfundon intervistimi i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e Lirdona Ademajt

Ka përfunduar pas tri orësh intervistimi i Naim Mureslit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Lirdona Ademaj, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.

Murselit dhe dy të tjerët, Granit Plavëa dhe Kushtroim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit.

Murseli, për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika