Pas ultimatumit të Elon Musk, punonjësit e Twitter nisin të largohen

Shumë punonjës të rrjetit social Twitter kanë vendosur ta lënë punën për shkak të ultimatumit të Elon Musk i cili kishte kërkuar nga ta të punojnë me orar të gjatë

Pamje nga videoja e Elon Musk, që tregon hyrjen e tij në selinë e Twitter me një lavaman porcelani në duar





Qindra punonjës të Tëitter vlerësohet se do të largohen nga kompania e mediave sociale Twitter, pas një ultimatumi nga pronari i ri Elon Musk që punonjësit të ose të largohen ose të punojnë me “orë të gjata dhe intensitet të lartë”.

Në një sondazh në aplikacionin e vendit të punës Blind, i cili verifikon punonjësit përmes adresave të tyre të postës elektronike të punës dhe i lejon ata të ndajnë informacione në mënyrë anonime, 42% e 180 njerëzve u  përgjigjën në opsionin  opsionin për largim nga puna.

Një e katërta thanë se kishin zgjedhur të qëndronin “me ngurrim” dhe vetëm 7% e pjesëmarrësve në sondazh thanë se “klikuan po për të qëndruar”.

Musk po takonte disa punonjës kryesorë për t’i bindur ata të qëndronin, tha një punonjës aktual dhe një punonjës i larguar së fundmi, i cili është në kontakt me kolegët e Twitter.

Është  e paqartë se sa punonjës kanë zgjedhur të qëndrojnë, numrat nxjerrin në pah hezitimin e disa punonjësve për të qëndruar në një kompani ku Musk ka nxituar të pushojë gjysmën e punonjësve të saj, përfshirë menaxhmentin e lartë, dhe po ndryshon pamëshirshëm kulturën për të theksuar orët e gjata dhe ritëm intensiv.

Sipas dy burimeve, kompania njoftoi punonjësit se do të mbyllë zyrat e saj dhe do të ndërpresë aksesin me distinktivët deri të hënën.

Musk shkroi në Twitter vonë të enjten dhe tha se ai nuk ishte i shqetësuar për dorëheqjet pasi “njerëzit më të mirë po qëndrojnë”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika