Pas vendimit për targat, Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri do të punojnë edhe nesër

"Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore", thuhet në njoftimin e MPB-së

Ilustrim/targat

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit të regjistrimit të veturave nga targat ilegale targa RKS deri më 1 dhjetor, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër (e shtunë) në katër komunat veriore.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, Nr.01/170 të datës 30.10.2023, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS. Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika