Pas vendimit për uljen e pagave, Gjykatat reduktojnë punën dhe pezullojnë bashkëpunimin me Qeverinë

Si shkak i vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KGJK-ja ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë aktivitetet ku përfshihen zyrtarë të Qeverisë së Kosovës


Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë.

Një veprim i tillë vie për shkak të vendimit të fundit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se këshilli ka qenë i detyruar të ndërmarrë këto vendime gjersa i njëjti ka paralajmëruar të tjera masa nëse Qeveria e Kosovës nuk e tërheq vendimin për pagat.

“KGJK në mbeldhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim: Një, KGJK dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria që ta anulojë menjëherë vendimin 03/109 të 23 nëntorit; Dy, puna e gjykata do të reduktohet dhe do vazhdojë vetëm për shërbime esenciale”.

“Tre, lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga KGJK në takimin e 24 nëntorit; Katër, KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezentë përfaqësues të Qeverisë; Pesë, nëse Qeveria nuk shfuqizon vendimin e 23 nëntorit 03/109, KGJK më 8 dhjetor vendos për masa të tjera”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, Zogaj ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ndërkaq, ai ka bërë kërkesë që Qeveria të reflektojë lidhur me vendimin e marrë.

Edhe Prokuroritë vendosin ta reduktojnë punën dhe të pezullojnë aktivitetet me Qeverinë

Krahas KGJK-së, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrur po të njëjtin vendim pas takimit të jashtëzakonshëm të kryesuar nga Jetish Maloku, takim ky i cili erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar KPK-ja.

Ndërkaq, KPK-ja ka bërë të ditur se nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 8 dhjetor të këtij viti, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika