Pas vendimit të KGJK-së, anulohet seanca gjyqësore për rastin e “53 milionëve”

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reduktim të punës në sistemin e drejtësisë, është anuluar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për rastin e "53 milionëve" të Bechtel Enkas

Pamje nga seanca gjyqësore. FOTO: RTV DUKAGJINI





Seanca gjyqësore e së enjtes së 24 nëntorit ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, për rastin e 53 milionë eurove shtesë në emër të vonesave për konserciumin “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi” është anuluar.

Ky anulim i seancës sipas trupit gjykues vjen pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të bojkotojë punën, pasi Qeveria ka marrë vendim për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

Ndryshe, më 4 maj, në seancën fillestare, të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare të cilët pos Pal Lekajt, janë të akuzuar edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri,  janë deklaruar të pafajshëm.

Ish-ministri Lekaj, është deklaruar i pafajshëm pas leximit të aktakuzës për fshehje të raportit të kompanisë “Hill”, që kishte arsyetuar se qeveria do të duhej të paguante 39 milionë euro më pak se që i kërkoheshin (53 milionë), në emër të vonesave për konserciumin “Bechtel-Enka” që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Po ashtu, edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri, ka thënë se ndihet i pafajshëm lidhur me rastin.

Njëjtë kanë vepruar edhe ish-këshilltari i Lekajt, Eset Berisha dhe ish-drejtori i Prokurimit në MI, Besim Tahiri.

Pas deklarimit si të pafajshëm është vendosur që seanca e shqyrtimit të dytë të mbahet më 17 qershor.

Ndonëse më 20 prill ishte mbajtur seanca fillestare për këtë rast, e njëjta ishte ndërprerë pasi ish-ministri Pal Lekaj kishte deklaruar se nuk është pajisur me aktakuzë.

Ndryshe, më 4 shkurt të këtij viti, për të pandehurit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se, aktakuza kundër personave të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit, se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në qershor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” për autostradën e Shkupit.

Por, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte deklaruar se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që, fillimisht, t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Në aktin akuzues nga PRSK, thuhet se, të njëjtit, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik 04/ L- 042, Statutin dhe Kodin e Sjelljes së KDNM-së dhe me kushtet e kontratës së 1 korrikut 2014, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë, dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel & Enka” si kontraktor në anën tjetër.

Ky veprim, sipas prokurorisë, i ka lënë hapur mundësinë OE “Bechtel & Enka” që më 27 nëntor 2017, të paraqesë pranë punëdhënësit kërkesën për pagesën e shumës shtesë në vlerë prej 63 milionë euro, në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurve, e njëjta është aprovuar për pagesë nga Qeveria e Kosovës, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës “Hill Internacional”,  me ç’rast, si pasojë e veprimeve të të pandehurve, buxhetit të Kosovës, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro.

Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se në vazhdimësi nga 27 shtatori 2017 e deri më 5 qershor 2018, në Prishtinë në cilësinë e personave zyrtarë, Lekaj dhe këshilltari i lartë politik i tij, Eset Berisha me dashje dhe në bashkëveprim me njëri-tjetrin, duke i shfrytëzuar pozitat zyrtare, me rastin e zbatimit të projektit “Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit R6 “, kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e përcaktuara me Ligjin për Prokurimin Publik, Rregulloren nr.02/2011 të Qeverisë së RKS-së si dhe Statutin dhe Kodin e Sjelljes së Komitetit Drejtues Ndërministror.

Siç thuhet në aktakuzë, Lekaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes me OE “Bechtel & Enka” si në pikën e parë të dispozitivit të aktakuzës, në cilësinë e kryesuesit të KDMN-së, pa e informuar dhe pa e marrë pëlqimin e anëtarëve të tjerë, e ka angazhuar Berishën në cilësinë e këshilltarit të tij politik, që të marrë pjesë në negociata me “Bechtel & Enka”.

Kjo me qëllim të përcaktimit të kostos financiare sipas marrëveshjes së 27 shtatorit 2017,  detyra këto jashtë fushëveprimit dhe kompetencave të cilat i ka këshilltari politik.

Me këto veprime, të përshkruara në pikën një dhe dy të aktakuzës, PSRK të pandehurit i ngarkon se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për rastin e “53 milionëve” të Bechtel Enkas





Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika