Pas vërshimeve gjenden disa targa të veturave, Policia u bën thirrje pronarëve t’i marrin në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vërshimeve të fundit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në afërsi të zonës së Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve që dyshohet se janë humbur gjatë përmbytjeve. Sipas njoftimit zyrtar, tabelat e gjetura janë mbledhur dhe janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku po ruhen deri në […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vërshimeve të fundit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në afërsi të zonës së Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve që dyshohet se janë humbur gjatë përmbytjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, tabelat e gjetura janë mbledhur dhe janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku po ruhen deri në paraqitjen e pronarëve përkatës.
“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
















