Sorensen në Prishtinë në kuadër të angazhimeve për dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se është një vizitë normale në Prishtinë në kuadër të angazhimeve të tij.  Ai ka thënë se pas Prishtinës do të udhëtojë në Beograd. 

Sorensen në Prishtinë është takuar me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi. Ndërsa fillimisht u takua me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani.

KFOR-i tha në një postim në Facebook se ata shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e sigurisë në mbarë rajonin.

“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika