Pas vrasjes së 35-vjeçares, PDK thërret në interpelancë kryeministrin Kurti

Pas vrasjes së 35-vjeçares nga bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së, Partia Demokratike e Kosovës të enjten ka parashtruar kërkesë për interpelancë me kryeministrin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK-ja ka dorëzuar mocionin për interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e sektorëve të rendit e drejtësisë, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka theksuar se institucionet po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar siguri juridike për qytetarët, sidomos për gratë dhe vajzat.

“Këto duhet të jenë rastet e fundit dhe ky duhet të jetë alarmi i fundit për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Si Grupi më i madh Parlamentar opozitar ne nuk kemi mundur që të qëndrojmë duarkryq dhe të jemi indiferent karshi përballjes me një gjendje të viktimave pothuajse të përjavshme. Prandaj PDK në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë me kryeministrin për të vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat me vendimet dhe veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar sigurinë juridike për qytetarët e Kosovës, për gratë dhe vajzat e këtij vendi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka thënë se krimet e fundit ndaj grave duhet të jenë alarmi i fundit për shtetin dhe institucionet.

“Vrasjet dhe krimet e tjera si sulmet seksuale, dhunimet e ngacmimet janë jo vetëm fenomene në rritje, por edhe ngjarje të jashtëzakonshme e tronditëse, të cilat duhet të përbëjnë alarm serioz për shoqërinë, institucionet dhe mbarë vendin”, ka shtuar ajo.

Nga ana tjetër, deputeti Rashit Qalaj ka shprehur shqetësim për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë.

“Në emër të PDK-së i shpreh ngushëllime familjes Magashi dhe të shprehim indinjatën më të thellë për këtë situatë të sigurisë të krijuar këto ditë dhe të shprehim shqetësimin tonë të skajshëm për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë, në këtë rast të Policisë së Kosovës me rastin e fundit, ku viktima është dashur të mbrohet nga institucionet e Kosovës, me qenë se ka pasur një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore kompetente”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur thirrjen e PDK-së për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mosndërhyrjen e pushtetit në punën e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika