“Pash një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me Macronin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C.

Osmani në një intervistë për “FIVE” të Dukagjinit, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Këshillin e Evropës.

Ajo ka treguar se ia ka theksuar presidentit francez rëndësinë e kësaj organizate për liritë dhe të drejtat e njeriut për qytetarët e Kosovës.

“Kemi pasur një diskutim shumë të mirë. Për rrugëtim euroatlantik të Kosovës, duke përfshirë çështje që kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës. Ku kisha mundësinë deri në detaje të diskutoj rëndësinë që e ka kjo organizatë për lirin dhe të drejtat e njeriut, për qytetarët tanë. Po ashtu kemi biseduar për reformat e brendshme që i ndërmerr Kosova, në fushën e sundim të ligji, ekonomisë dhe fusha të tjera”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmani, presidenti Macron shfaqi një interes të madh për këto çështje dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Kosovën.

“Kishte një interesim të madh te presidentit Macron të dëgjojë për të gjithë këto gjëra. Pash një përkushtim nga ana e tij që ta përkrahë Kosovën. Njëkohësisht ne do të kemi një takim të radhës pas disa ditësh në kuadër të Samiti IPSI, ku jam e ftuar ta përfaqësoj Kosovë. Do të mbahet në Britaninë e Madhe. Do të vazhdojnë diskutimet me liderët evropianë. Përveç me presidentin Macron kisha diskutime me kryeministrin e Kanadasë, Luksemburgut, kryeministre e Estonisë dhe kryeministra dhe presidentë të shumë shteteve të tjera”, ka thënë ndër të tjera Osmani në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika