Pasi e ndaluan “TikTok”-un, Çitaku – Qeverisë: Ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet e Kushtetutës e subvencionet për familjarë

"Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë..."

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila, i ka kërkuar Qeverisë që të ndalë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet familjare.

“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika