Pasojat e shfaqura të bullizmit në Serbi, alarm edhe për Kosovën
Ngjarjet e fundit në Serbi kanë kthyer vëmendjen se sa i rrezikshëm po bëhet fenomeni i bullizmit në shkolla. Ky fenomen është mjaft prezent edhe në Kosovë. Vetë pasqyrimi i ngjarjes në media, mund të shërbej si shembull dhe të modelohet nga të rinjtë. Psikologija Fatime Sahiti-Bekteshi, thotë se vetë ngjarja e paraqitur në media, […]
Ngjarjet e fundit në Serbi kanë kthyer vëmendjen se sa i rrezikshëm po bëhet fenomeni i bullizmit në shkolla. Ky fenomen është mjaft prezent edhe në Kosovë. Vetë pasqyrimi i ngjarjes në media, mund të shërbej si shembull dhe të modelohet nga të rinjtë.
Psikologija Fatime Sahiti-Bekteshi, thotë se vetë ngjarja e paraqitur në media, në vete mund të shërbej si model që të kopjohet nga të rinjtë.
“Adoleshenti mundet me i imitu dhe me modelu secilën situatë, qoftë atë pozitive apo negative. Normalisht që situata të tilla të ndodhura që bazohen nga ngjarja në rajon, saktësisht në Beograd që ka ndodh, munden me qenë shumë evidente dhe prezente në vendin tonë”, ka thënë Sahiti-Bekteshi.
Edhe sociologu Bekim Selishta, thotë se një ngjarje e tillë e rëndë si ajo në Serbi, mund të paraqitet edhe në Kosovë.
“…komplet lëndët shoqërore janë hek nga shkollat edhe nuk ka kush me u spjegua lëndët edukative, sjellet devijante, sjelljet e ndaluara”, ka thënë Bekim Selishta.
Problem po del të jetë edhe siguria në shkolla. Ndërsa profesori i shkencave të sigurisë Avni Islami, thotë se shteti dhe shoqëria duhet të vetëdijesohen më shumë.
“Që t’iu ikemi këtyre rasteve duhet që shteti dhe shoqëria në përgjithësi masa vetëdijesimi, në mënyrë që të mos lejohet që gjendja të jetë e tillë dhe nxënësit të jenë të sigurt në shkolla”, ka thënë Avni Islami.















