“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të martën në mbrëmje se do të ndërpresë përkohësisht shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës. Shkak për këtë vendim, sipas kompanisë, është mospagesa e një borxhi në vlerë prej 2.7 milionë euro nga ana e komunës. “Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. njofton […]
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të martën në mbrëmje se do të ndërpresë përkohësisht shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
Shkak për këtë vendim, sipas kompanisë, është mospagesa e një borxhi në vlerë prej 2.7 milionë euro nga ana e komunës.
“Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. njofton qytetarët se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin normal të ofrimit të shërbimeve.
PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.















