“Pastrimi” njofton se borxhet do të kalojnë tek përmbaruesit privatë
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se nga sot do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj konsumatorëve që nuk kanë paguar detyrimet për shërbimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave. Kompania ka theksuar se mospagesa e faturave ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të saj dhe në cilësinë e shërbimeve që ofron çdo ditë në kryeqytet […]
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se nga sot do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj konsumatorëve që nuk kanë paguar detyrimet për shërbimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave.
Kompania ka theksuar se mospagesa e faturave ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të saj dhe në cilësinë e shërbimeve që ofron çdo ditë në kryeqytet dhe në komunat e mbuluara.
“Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët, amvisëri, biznese dhe institucione publike, se nga data e sotme, 22.10.2025, do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj debitorëve që kanë detyrime të papaguara për shërbimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave.















