Pasuria e liderëve politikë në Kosovë
Së fundmi është publikuar raporti i Agjencisë kundër Korrupsionit, ku personat me përgjegjësi në vend kanë deklaruar pasuritë e tyre. Behxhet Pacolli përsëri mbetet personi me i pasur në Kosovë. Udhëtimet e takimet që i bënë jashtë vendit nuk i ka aq problematike. Kjo pasi që Begjet Pacolli që llogaritet të jentë mbase persini më […]
Së fundmi është publikuar raporti i Agjencisë kundër Korrupsionit, ku personat me përgjegjësi në vend kanë deklaruar pasuritë e tyre.
Behxhet Pacolli përsëri mbetet personi me i pasur në Kosovë.
Udhëtimet e takimet që i bënë jashtë vendit nuk i ka aq problematike.
Kjo pasi që Begjet Pacolli që llogaritet të jentë mbase persini më i pasur në Kosovë ka avionin e tij privat.
Se e posedon këtë mjet fluturues e dëshmon edhe formulari për deklarimin e pasurisë, ku Pacolli vlerën e këtij avioni e ka vendosur 8 milionë euro.

Por vlera e pasurisë së Behgjet Pacollit është shumëfish më e madhe se sa ky avion.
Ai ka deklaruar pasuri në vlerë prej 743 milionë euro.
Por, pasuri shumëfish më të voglë se Pacolli, ka tani presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
E para e shtetit, ka deklaruar afër 450 mijë euro pasuri të paluajtshme, ndërsa para të gatshme ka deklaruar mbi 40 mijë euro.
Pasurinë e tij e ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.
Shefi i qeverisë ka deklaruar vetëm 401 euro në llogarinë e tij në bankë.
I njëjti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme në emër të tij.
Kurti si pasuri të bashkëshortes, ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 67 metra katrorë në Norvegji, në vlerë prej 400 mijë euro.
Funksion publik bart edhe Memli Krasniqi, që pos deputet është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Krasiniqi ka deklaruar se ka para të gatshme rreth 11 mijë e 600 euro, derisa ka borxhe në vlerë rreth 118 mijë euro. Ndërkohë, të deklaruara i ka edhe dy patundshëmri në vlerë të përbashkët prej 255 mijë euro.
Ndërsa, Lumir Abdixhiku nga LDK bashkë me bashkëshkorten e tij ka deklaruar se ka mbi 15 mijë euro, ndëkrohë pasuria e patundshme që e ka deklaruar ka vlerë prej mbi 400 mijë euro.
Për nga pasuria nuk është aspak keq as lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka të deklaruar pasuri të patundshme në vlerë prej mbi 1 milion euro, ndërsa para të gatshme së bashku mme bashkëshorten i ka deklaruar mbi 50 mijë euro.
Haradinaj edhe detyrimet financiare i ka goxha të mëdha, të deklaruar si borxhe afër 120 mijë euro.















