Patriarku Porfirije dënohet me kusht në Slloveni, Kisha Ortodokse Serbe e quan procesin politik

Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka dënuar patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, me katër muaj burgim me kusht dhe një gjobë me kusht prej 10 mijë eurosh, të dyja me afat prove prej një viti, për një çështje që lidhet me akuzat për mobing ndaj ish-priftit Zheljko Lubarda, raporton Nova.rs percjell Dukagjini.

Rasti buron nga një konflikt shumëvjeçar mes Lubardës dhe drejtuesve të Kishës Ortodokse Serbe. Ish-prifti pretendon se u përball me presione, diskriminim dhe transferim ndëshkues pasi kishte kallëzuar për keqpërdorime financiare në Kishën Ortodokse Serbe në Lubjanë.

Gjykatat sllovene më herët kishin konstatuar se ai ishte viktimë e mobingut në vendin e punës, vendim që u bë bazë për procedurën penale ndaj Porfirijes.

Kisha Ortodokse Serbe i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe duke pretenduar se patriarku nuk ishte njoftuar për procedurën gjyqësore. Sinodi i Shenjtë e ka cilësuar procesin si të motivuar politikisht dhe të drejtuar kundër Kishës dhe kreut të saj.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika