Gjatë mbrëmjes të së martës, drejtpërdrejt, në emisionin e Jimmy Kimelit, revista prestigjioze “People” ka shpallur aktorin Patrick Dempsey mashkullin më tërheqës të vitit 2023.

Gjatë transmetimit të emisionit u shfaq ballina e revistës, ku shihej fotografia e yllit që luajti rolin kryesor në serialin “Gray’s Anatomy”.

Patrick Dempsey në kopertinën e numrit të PEOPLE’s Sexiest Man Alive 2023. CARTER SMITH

57-vjeçari, që është baba i tre fëmijëve, u ndie shumë mirënjohës.

“Faleminderit shumë”, ka thënë aktori.

Ai, gjithashtu, u shpreh i lumtur që revista e kishte zgjedhur atë këtë vit.

“Jam i lumtur që morën një vendim dhe këtë vit jam unë”, ka thënë ai.

Udhëheqësi i emisionit, Jimmy Kimmel, pastaj bëri shaka duke thënë se janë vonuar tepër për ta zgjedhur Dempseyn, pasi aktori është në skenë që 35 vjet.

Kimmel, gjithashtu, bëri të ditur se në të kaluarën Dempsey ka qenë shumë afër të fitonte titullin, pasi ishte konkurrent i kolegëve të tij, George Clooney e Matt Damon.

“Mos hiq dorë kurrë nga ëndrra”, ka thënë Dempsey.

Ai, gjithashtu, tregoi se familja kishte qeshur kur e mori vesh lajmin, duke mos besuar se ai fitoi, derisa e kuptuan realitetin.