Paunoviq nuk tërhiqet: Do të duhej të kisha thënë “deportim”, jo “spastrim etnik”

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka mbrojtur sërish deklaratën e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, duke thënë se gabimi i vetëm ishte përdorimi i termit “spastrim etnik” dhe se do të kishte qenë më mirë të përdorte fjalën “deportim”.

Në një intervistë për televizionin serb Prva, Paunoviq deklaroi se përdorimi i termit “spastrim etnik” ishte “i pafat”, duke shtuar se kjo i ka sjellë reagime të shumta.

“E vetmja gjë është se ndoshta termi ‘spastrim etnik’ ishte i pafat. Me gjasë do të thosha ‘deportim’, thjesht për të shmangur që të më kryqëzojnë”, është shprehur ajo.

Paunoviq përsëriti gjithashtu se një pjesë e intervistës së saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit, por njëkohësisht ritheksoi qëndrimet që kishte shprehur më parë.

Ajo tha se, sipas saj, një veprim i tillë nuk do të nënkuptonte vrasje të njerëzve.

“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë”, deklaroi Paunoviq.

Ministrja shtoi se do të largohej nga posti i saj vetëm nëse shumica e qytetarëve të Serbisë do të vlerësonin se deklaratat e saj përbëjnë problem për vendin.

Deklaratat e Paunoviqit pasojnë intervistën e saj të 11 korrikut, kur, duke u pyetur se çfarë do të kishte bërë ndryshe po të ishte në vendin e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq në vitin 1998, ajo u përgjigj se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika