PD ankimoi vendimin e KQZ-së që nuk e regjistroi në zgjedhje

PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve të mërkurën e 15 marsit u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Relator i çështjes për ankimimin e PD-së u caktua Koli Bele.

PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Ndërkaq, Ledio Braho është zgjedhur përmes shortit si relator për sa i përket shqyrtimit të ankimimit të grupit të Sali Berishës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda pesë ditësh t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika