Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku pritet të votohet marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kundërshton procedurën e ndjekur nga mazhoranca, duke argumentuar se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion dokumenti për shqyrtim.
Sipas PD-së, votimi i një marrëveshjeje me përmbajtje të panjohur bie ndesh me Kushtetutën, ndaj deputetët e saj nuk do të marrin pjesë në seancë.
