PD-ja propozon mekanizmin ligjor për heqjen e mandatit të deputetëve

Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, mbajti këtë të martë një deklaratë për media, ku njoftoi se PD-ja ka dorëzuar në Kuvend një propozim për heqjen e imunitetit të deputetëve

Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, mbajti këtë të martë një deklaratë për medie, ku njoftoi se PD-ja ka dorëzuar në Kuvend një propozim për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Kthupi tha se PD-ja propozon një mekanizëm ligjor se si deputetët e Kuvendit mund të heqin dorë paraprakisht nga imuniteti.

Projektvendimi i propozuar kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit, ku deputetët brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislaturës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim, me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare të imunitetit.

“Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim konstant dhe koherent mbi imunitetin e deputetit, duke e konsideruar këtë të fundit një rudiment dhe një simbol të pabarazisë ndërmjet zgjedhësve dhe të zgjedhurve.

Në vazhdën e këtyre qëndrimeve të kahershme, Parita Demokratike ka depozituar ditën e djeshme një projektpropozim në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Projektvendimi për ndryshimin e rregullores së kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislaturës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim, me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit, duke i hapur plotësisht rrugën drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastet e hetimeve penale në ngarkim të tyre.

Partia Demokratike vlerëson se reforma në drejtësi, të cilën ajo e ka mbështetur në çdo hap, ka prodhuar më në fund një drejtësi të pavarur nga politika, e cila ka krijuar besimin dhe ka mbështetjen e gjerë qytetare në punën e saj për hetimin dhe goditjen e korrupsionit e lartë të politikës dhe administratës shtetërore.

Në kushtet e një drejtësie të pavarur partia demokratike vlerëson se çdo qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit për deputetët është një tentativë për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo të njerëzve të lidhur me ta.

Ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të votojnë projektvendimin e depozituar nga Partia Demokratike si shenjë e vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe besimit në organet e drejtësisë”, tha Kthupi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika