PDK anëtarësohet në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN)

Partia Demokratike e Kosovës, të shtunën zyrtarisht, është bërë pjesë e Organizatës së Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN)

Llogoja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK)

Në takimin e Komitetit Drejtues të Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), të mbajtur të shtunën në Sarajevë, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) është pranuar në këtë organizatë me të drejta të plota.

Anëtarësimi i PDK-së në LIBSEEN ka ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Këshillit Drejtues ku është vendosur që PDK të anëtarësohet në të gjitha organizatat e partive liberale.

Ky anëtarësim ofron një platformë të re në vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës, për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe avancimin edhe të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal.

Në të njëjtën kohë, edhe ky hap për PDK-në është në vazhdën e reformave rrënjësore, që Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave evropiane në Kosovë dhe Rajon.

LIBSEEN është organizatë që bashkon rreth vetes partitë liberale nga Evropa Juglindore dhe është pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Në themelin dhe strukturën e saj, LIBSEEN promovon vizionin që mbështetë Bashkimin Evropian si konstruksion politik, shoqëror e demokratik, duke përqafuar vlerat e përbashkëta dhe angazhohet për integrimin sa më të shpejtë të Evropës Juglindore në BE.

Llogoja e rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN)

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika