PDK dënon tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia

Partia Demokratike e Kosovës është shqetësuar për tensionet në komunat e veriore të Kosovës dhe dënon tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia. Ata kërkojnë qetësi dhe përmbajtje dhe i ftojnë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe të veproni në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar duke thënë se janë të  shqetësuar, pas tensioneve në komunat e veriore të Kosovës dhe dënojnë tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Më poshtë mund ta lexonin reagimin e plotë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika