PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës

Screenshot

Grupi Parlamentar i PDK-së do të mblidhet sot, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. Aksionit pritet t’i bashkohet edhe AAK-ja.

PDK ka bërë të ditur se i është drejtuar sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës, duke iu referuar Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka konfirmuar se përfaqësuesit e kësaj partie do t’i bashkohen PDK-së, duke theksuar se AAK insiston në përfundimin e procesit të themelimit të institucioneve.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit kishte përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit ishte mbajtur më 8 gusht, ndërsa që nga ajo kohë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

Ndërkohë, përfaqësitë diplomatike në Kosovë u kanë bërë thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike dhe të mundësojnë funksionalizimin e institucioneve.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika