PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Duhet të zhbllokohet shteti

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit iu bashkuan edhe asamblistë dhe drejtorë komunalë nga Prizreni e Suhareka.

Asamblisti nga Suhareka, Dardan Berisha, tha se prania e tyre para objektit të Qeverisë është reagim ndaj, siç u shpreh, centralizimit të pushtetit dhe mosshpërndarjes së buxhetit nëpër komuna.

Ai tha se PDK-ja dhe Aleanca, së bashku me përfaqësuesit lokalë, do të vazhdojnë aksionin çdo ditë deri në konstituimin e Kuvendit.

“Ne do të jemi çdo ditë këtu së bashku me deputetët deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Berisha.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk e ka qytetarin në fokus dhe se po zgjedh përplasjen politike në vend të bashkëpunimit dhe kompromisit.

Sipas tij, bllokada institucionale po ndikon edhe në jetën e qytetarëve dhe në funksionimin normal të institucioneve.

“Por për fat të keq kemi një vazhdim të bllokadës, vazhdim të problemeve të shkaktuara vetëm prej tyre dhe me këtë rast të shprehim edhe si parti politike, si Partia Demokratike e Kosovës, shprehim edhe njëherë pakënaqësinë dhe revoltën tonë në lidhje me zhvillimet e fundit”, tha Prelvukaj.

Ndërkaq, drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, tha se bllokimi i institucioneve qendrore po dëmton edhe komunat dhe imazhin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë.

Ai kërkoi që Kuvendi të konstituohet dhe institucionet të funksionalizohen, duke theksuar se qytetarët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre.

“Dhe protesta dhe thirrja jonë është që duhet nga nga kjo situatë të dalë Kosova ngaqë jemi në një pikë ku ja kemi pre pikën zyrtare dhe kjo më së shumti i bën dëm domethënë vendit, shtetit tonë. Andaj ë duhet të reflektojë zoti Kurti, duhet të reflektojë domethënë ë partia fituese Vetëvendosja e cila duhet të kthehet në Kuvend e jo të vazhdojë në këtë ritëm sepse kjo është çështja më e ulët ndonjëherë që i ka ndodhur institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në aksion mori pjesë edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e cila ngriti akuza ndaj Kurtit lidhur me qeverisjen, shpenzimet publike, energjinë, importin e barnave nga Serbia dhe raportet me opozitën.

Kadrijaj e akuzoi Kurtin për shkelje të Kushtetutës dhe keqqeverisje, duke thënë se opozita nuk do të tërhiqet përballë presioneve politike.

“Të gjithë njerëzit që kanë vjedhur, të gjithë njerëzit që e kanë atakuar shtetësinë e Kosovës tani i shpërblejnë, i shpërblejnë edhe me shtetësi e më pas i japin detyra të larta zyrtare. Kjo është qeverisja e Albin Kurtit e meqenëse është shkelës recidivist, kronik i Kushtetutës, e dini që këtij sëmundjet kronike i tepin rrugë edhe kjo ka me marrë rrugë. E rruga e Albin Kurtit është se e ka vendin në burg për shkak të shkeljes së Kushtetutës, për shkak të abuzimit me shtetin edhe për shkak të aferave kriminale edhe korruptive“, ka theksuar Kadrijaj.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika