PDK e Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive: Kosova nuk mund të presë më

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar shumicën parlamentare për situatën e krijuar institucionale.

Musliu, nga salla e Kuvendit, u ka bërë thirrje deputetëve, pa dallim partie, që të kthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin e konstituimit.

Ajo ka deklaruar se Kosova është “marrë peng” nga një parti që, sipas saj, ka vendosur ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve.

“Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet”, ka thënë Musliu.

Sipas saj, qytetarët presin politika më të mira në shëndetësi, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.

Musliu ka kërkuar që deputetët të kthehen në Kuvend dhe të përfundojnë konstituimin.

“Ejani në Kuvend. Ejani ta konstituojmë Kuvendin e ta fillojmë punën. Kuvendi nuk është pronë e askujt. Kuvendi është i Kosovës dhe i qytetarëve të saj”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar moskonstituimin e Kuvendit si krizë të thellë shoqërore, ekonomike dhe politike.

“Tanimë kjo shumicë parlamentare, e cila sot e sa ditë është duke bojkotuar dhe duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese, me moskonstituimin e Kuvendit e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se situata po përkeqësohet edhe në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, duke pretenduar se kriza aktuale është e qëllimshme dhe synon, sipas tij, ta çojë Kosovën drejt një “krize identitare”.

Tahiri ka përmendur edhe momentet kryesore të historisë së Kosovës, përfshirë Marrëveshjen e Rambujesë, hyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë, duke thënë se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe kombëtare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika