Siç paralajmëruan në Kuvend u paraqitën në orën 11:00.
Ndonëse kryesuesi i seancës, Avni Dehati s’dërgoi ftesë as këtë të premte për vazhdimin e seancës konstituive, deputetët e PDK-së e të Aleancës u mblodhën në sallën plenare.
Këtë herë derën e gjetën hapur por as administrata s’ishte aty e mungonte edhe zërimi, kështu që deputetët u kujdesën për mikrofonat e mediave.
Në foltore, i pari qeverisë në detyrë iu adresua kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
“Lëvizja Vetëvendosje, zotëri Kurti, zonja Haxhiu dhe zotëri Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së.
Hamza përsëriti thirrjen që institucionet të konstituohen.
“Nuk ka mandat politik mbi kushtetutën nuk ka shumicë mbi kushtetutën, nuk ka individ mbi kushtetutën, prandaj qytetar të dashur kjo shumicë parlamentare la detyrime kushtetutese dhe këto interesa nuk mund të zëvendësohen me interesa politike, konstituimi i tashëm nuk e kthen orën pas”, ka thënë Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së.
Pas Hazmës, kritikat për Albin Kurtin s’i kurseu as Burim Ramadani nga Aleanca.
“është totalisht e paimagjinueshme qysh një njëri që udhëheq shtetin që gati 7 vjet e ndër to i udhëheq institucionet e sigurisë, nuk don as me kuptu që vakumi institucional është baza e sigurisë kombëtare”Burim Ramadani, Deputet nga Aleanca.
Ndërkohë, të dy partitë Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca kanë bërë të ditur se do të mbajnë takime për të vendosur nëse do të mblidhen sërish pas 48 orëve.
Kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, vazhdon të mos e thërras vazhdimin e seancës ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, për shkak se insiston, ashtu si partia e tij, që një herë të gjendet zgjidhje për çështjen e Presidentit.