PDK e Aleanca paralajmërojnë aksione të tjera nëse VV-ja nuk thërret seancë

48 orë më pas, Kuvendi sërish sot kishte të njëjtën pamje – vetëm deputetët e PDK-së dhe Aleancës prezent të cilët insistojnë në konstituimin e institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës, në një tjetër seancë të improvizuar në sallën plenare. Nga foltorja akuzat shkuan drejt Lëvizjes Vetëvendosje për bllokadë dhe shkelje të Kushtetutës së shtetit.

Pasi përfunduan takimin e zakonshëm para Qeverisë së Kosovës, e kur kaluan 48 orë nga takimi i tyre në sallën plenare, deputetët e PDK-së u rikthyen në Kuvend

Ulëset e sallës u zunë nga ta e si rëndom iu bashkëngjiten edhe deputetët e Aleancës.

Kësaj radhe, në tavolinat e deputetëve lanë edhe një mesazh në letër, thirrjen për respektimin e Kushtetutës dhe konstituimin e Kuvendit.

“Ju keni fituar zgjedhjet por jo të drejtën për ta mbajtur shtetin peng. Kosova nuk është pronë e 53 deputetëve. Kuvendi është i 120 deputetëve, i qytetarëve, Kosova është e qytetarëve. Kujt po i konvenon bllokada sot, kush po fiton nga moskonstituimi i kuvendit. Kush po shpreson që nga një krizë të përfitoj. Nëse dikush mendon që zgjedhjet e reja i sjellin më shumë vota le t’ua thotë qytetarëve pse po shkojmë në zgjedhje”, ka thënë deputeti i PDK-së, Jakup Nura.

Edhe nga Aleanca kërkesa ishte e njëjtë.

Deputetja Albana Bytyqi, tha se urgjenca nuk lidhet vetëm me politikën, por me problemet e përditshme të qytetarëve.

“Të gjithë e dinë që Kuvendi e institucionet duhet të formohen për shkak se nafta është 1.78, Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen për shkak se duhet të zhbëhet Ligji për Shtetësinë, Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen për shkak se Prishtina dhe shumë qytete e fshatra në Kosovë nuk kanë rrymë”, ka thënë Bytyqi.

Pas mbledhjes në sallë, deputetët vazhduan në hollin e Kuvendit, nga ku u paralajmëruan edhe aksione të tjera, në rast se nuk ka lëvizje nga partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit për zgjidhje të këtij ngërçi politik.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika