PDK e kritikon qeverinë: Draft-strategjia e Sigurisë kombëtare të rishikohet, ka mangësi serioze

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, teksa ka shprehur shqetësim lidhur me mënyrën e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë nga qeveria, ka thënë se ky dokument me rëndësi të jashtëzakonshme për konsolidimin e sektorit të sigurisë në vend, ka shumë mangësi dhe duhet rishkruar.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se dokumentit i mungon vizioni dhe qartësia se ku do të shkojë në 10 vitet e ardhshme dhe si.

“Dokumenti tregon shenja të qarta të mungesës së memories institucionale dhe informacionit të përditësuar, gjë që nënkupton mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse të qeverisë ndaj procesit të hartimit dhe rrjedhimisht një mospërfillje të Udhëzuesit për Hartimin e Dokumenteve Strategjike”, theksoi ajo.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj

Sipas Kabashit, ky dokument tregon një mungesë serioze njohurish mbi temat që mbulon, si siguria njerëzore, mungesa e të kuptuarit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në terma moderne përballë një aparati kompleks kërcënimesh dhe rreziqesh.

Ajo ka theksuar se financimi i sektorit të mbrojtjes duhet të planifikohet mirë e të jetë i qëndrueshëm, dhe “jo siç ishte kërkesa për fonde direkte nga qytetarët”.

“Qeveria Kurti, duke mos pasur program fare për sigurinë, nuk ka si të ketë përputhje me prioritete për këtë sektor. PDK e sheh si obligim t’i bëj publike vërejtjet e veta për këtë dokument strategjik dhe shpresojmë që ato të merren parasysh nga hartuesit e saj, në mënyrë që strategjia të jetë e kompletuar”.

Po ashtu, anëtarja e PDK-së derisa ka thënë se strategjia Kombëtare e Sigurisë nuk është një dokument që duhet përfunduar e lënë në sirtar, ajo ka potencuar se një strategji pa vizion mbetet thjeshtë një dokument por jo një hartë që mund të zbatohet.

“Ky është dokumenti më i rëndësishëm në hapjen e rrugës drejt konsolidimit të sektorit të sigurisë ne vend, dhe mbrojtjes së vendit e qytetarëve tanë. Qeveria aktuale duhet ta trajtojë me seriozitetin që e meriton. Në këtë aspekt, PDK fton qeverinë që të marrë parasysh rekomandimet e dhëna”.

Për të korrigjuar problematikat që ka Strategjia Kombëtare e Sigurisë, PDK rekomandon që qeveria bashkë me Zyrën për Planifikim Strategjik dhe Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë të rishikojnë të gjithë procesin e hartimit të këtij dokumenti.

PDK ka rekomanduar që qeveria të bëjë një analizë të kujdesshme të implikimeve financiare, ta hartojë përsëri këtë strategji bazuar në informacionin e përditësuar mbi kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës si dhe të krijojë një plan strategjik komunikimi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika