PDK emëron Arian Tahirin kryetar të Grupit Parlamentar
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë vendim që Arian Tahiri të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Vendimi është marrë brenda strukturave partiake dhe është konfirmuar për Dukagjinin nga Blerta Deliu-Kodra, e cila është zgjedhur zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të PDK-së. Tahiri është deputeti i dytë më i […]
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë vendim që Arian Tahiri të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Vendimi është marrë brenda strukturave partiake dhe është konfirmuar për Dukagjinin nga Blerta Deliu-Kodra, e cila është zgjedhur zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Tahiri është deputeti i dytë më i votuari në PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka marr mbi 70 mijë vota. Ka qenë nënkryetar për një mandat në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për kryetar.
Ai do të ulet për herë të parë në Kuvend si deputet.
Abdixhiku propozon Jehona Lushaku – Sadriun për kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së















