PDK hap fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Në hapjen e fushatës, kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe politike, të cilën ai e ka cilësuar si pasojë të, siç tha, gjashtë viteve keqqeverisje.

“Kjo krizë është rezultat i gjashtë viteve të arrogancës, konfliktit dhe mungesës së rezultateve. Për gjashtë vite kemi dëgjuar arsyetime. Për gjashtë vite kemi dëgjuar propagandë. Për gjashtë vite kemi dëgjuar viktimizim”, theksoi kreu i PDK-së.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë vendimtare për ndryshimin e gjendjes në vend, duke përmendur familjet që, sipas tij, po përballen me vështirësi në përballimin e kostos së jetesës, pensionistët që nuk mund të përballojnë shpenzimet shëndetësore, të rinjtë që po largohen nga vendi dhe bizneset që po hasin vështirësi në funksionim.

Hamza kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se qasja e tij politike është konfliktuale në raport me opozitën, bizneset, komunat dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Derisa ju luftoni me faturat, me kreditë, me çmimet, me pasigurinë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, Kryeministri aktual lufton me të gjithë. Lufton opozitën. Lufton bizneset. Lufton mediat. Lufton komunat. Lufton edhe aleatët tanë strategjikë. E derisa ai lufton me të gjithë, Kosova stagnon. Miqtë e mi, Kosova nuk ka më kohë për drama politike. Kosova ka nevojë për punë. Ka nevojë për stabilitet. Ka nevojë për lidership serioz. Ka nevojë për rezultat”, ka shtuar Hamza.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika