PDK-ja dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit. Ndërkaq, nesër PDK-ja do ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës,

Kërkesa është dorëzuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se në kërkesë është përfshirë vlerësimi i veprimeve lidhur me konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve.

“Sapo e dërguam në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së konstatimit të tyre rreth konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit, mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve, ndryshimit të procedurës së votimit të nënkryetarëve”, tha Tahiri.

Ai u shpreh se PDK-ja beson që Gjykata Kushtetuese, para marrjes së vendimit përfundimtar, do të vendosë masë të përkohshme.

Të dielën, Kuvendi votoi Qeverinë “Kurti 4” në një seancë të jashtëzakonshme. Kundër votuan tetë deputetët e Listës Serbe, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, gjatë orëve të paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar legjislaturën e 11-të, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja e kishte bojkotuar vazhdimin e seancës, me arsyetimin se në këtë proces janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika