PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Partia Demokratike e Kosovës sot e dërgoi për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës këtë të martë e ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se qeveria përmes këtij ligji po orvatet të vendosë një superstrukturë për të krijuar pabarazi dhe për të hapur linja të tjera të kontrollit mbi asetet publike.

“Ne sot po e fillojmë këtë proces politik dhe jemi të bindur se do të duhej të kthehej apo të suprimohej ky ligj tashmë i miratuar dhe t’i kthehemi normalitetit ekonomik të vendit, sepse kjo qeveri po orvartet që me ligje të tilla diskriminuese të pabarabarta të kapë t’i resurset, asetet dhe ndërmarrjet, të cilat defakto dhe dejure i menaxhon vetë”, tha Shala.

PDK vlerëson se me Ligjin për Fondin Sovran po krijohet një institucion jashtë parimeve të sundimit të ligjit, dhe kërkesa për vlerësimin e këtij ligji e pamundëson dekretimin e tij nga ana e presidentes.
Ferat Shala, deputet i PDK-së

Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një superndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika