PDK-ja edhe sot bllokon hyrjen e Qeverisë

Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe disa prodhues vendorë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së bashku me deputetët e kësaj partie.

PDK-ja në ditët e fundit ka përsëritur kërkesat që të thirret dhe të vazhdojë seanca konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në thirrjen e seancës konstituive, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të institucioneve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika